Historia e ish- futbollistit të Anglisë, Paul Gascoigne vazhdon që të mbajë mbërthyer jo vetëm Britaninë e Madhe.
Një yll në fushë, por shumë problematik sa i përket varësisë ndaj drogës e alkoolit, ai u shtrua së fundmi në spital, në gjendje të mjerueshme shëndetësore.
Por tani Gascoigne thotë se po e merr veten dhe se ka adoptuar një stil të shëndetshëm jetese.
47- vjeçari e pranon se edhe një gotë më shumë do e vrasë, ndërsa shton: “I vetmi person që mund të më shpëtojë mua, jam unë”.
Miqtë e tij thonë se ai vërtet ka nisur një dietë dhe merret me ushtrime.
Fotografët e kanë fiksuar duke bërë Pazar në Dorset dhe ai duket vërtet më mirë.