Komisioni i Venecias dërgoi sot draftin e opinionit të tyre për propozimin e PD për Vettingun në politikë
Drafti i pamiratuar, që iu dërgua partive politike në Shqipëri, mazhorancë e opozitë, thotë se projektpropozimi kushtetues i opozitës nuk arrin të japë udhëzimet e përshtatshme.
Ky është drafti paraprak, që gjithsesi do të duhet të miratohet nga mbledhja e Komisionit të Venecias, për të ardhur si vendim përfundimtar nga mesi i muajit dhjetor.
Sipas raporteve të siguruara nga gazetari Klajdi Bodlli për BalkanWeb,“Venecia” shprehet senë mungesë edhe të ligjit zbatues, është e vështirë për Komisionin, për të përcaktuar nëse amendamenti kushtetuese është apo jo i nevojshëm dhe një vlerë e shtuar aktualisht në Shqipëri. Për këtë thekson Komisioni, duhet të vendosë Kuvendi, në një proces dialogu konstruktiv midis palëve politike.