Fotoja e një veze po bën xhiron e rrjetit. Ajo është postuar online nga Annele Piercy, që thotë se bleu nga një dyqan Aldi. Sapo e postoi online, vërshuan qindra komente.
Disa thanë se veza duket sikur ka një kordon kërthize.
Por kompania ka reaguar menjëherë. Ajo thotë se është thjeshtë një pjesë normale e vezës, që bëhet ashtu kur gatuhet.
Sipas kompanisë, nuk është në mënyrë kategorike një embrion.
Ata thonë se blejnë gjithmonë vezë nga një furnizues që mban vetëm pula dhe asnjë gjel.