Ekipi kombëtar i Belgjikës është pritur në mënyrë madhështore sot pas kthimit nga Rusia, aty ku për herë të parë në Botëror arritën të merrnin një medalje të bronztë pasi mundën Anglinë me rezultatin 2-0.
Lojtarët dhe pjestarë të stafit janë pritur si të ishin heronj në Belgjikë.
Një xhiro me autobus të hapur në rrugët e Brukselit, ku kishin dalë me qindra mijëra tifozë për t’i përshëndetur dhe më pas një vizitë te familja mbretërore, para festës në shesh për të kujtuar këtë arritje historike të një prej skuadrave më interesantë të këtij aktivitetit.
Lojtarët i janë gëzuar shumë kësaj pritje dhe festës siç tregojnë videot që kanë hedhur në rrjetet sociale vetë futbollistët e Belgjikës të cilët kanë premtuar se suksese të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
What a welcome home, I love our fans! #REDTOGETHER 🇧🇪 #fifaworldcup pic.twitter.com/NfygB1hdxE
— Eden Hazard (@hazardeden10) July 15, 2018