Në një nga parqet kombëtare të Afrikës, një luan ka sulmuar një buall disa metra para turistëve. Kjo pamje është xhiruar nga Marten Lange.
”Unë i kam pasur dy mysafirë amerikanë në vozitjen e mëngjesit ngase zonja dëshironte të shikonte luanët”,- thotë Lange.
Lange paraprakisht u kishte thënë turistëve që ndoshta do të befasoheshin nga luanët këtë mëngjes.
50 metra më tutje, Lange bashkë me mysafirët panë luanët që po afroheshin më pranë rrugës dhe kështu ata kishin më shumë shanse për fotografi të bukura.
Pas 20 minutash, një buall kaloi rrugën dhe menjëherë luani provoi fatin e tij që ta sulmonte atë. Shikoni videon më poshtë se çfarë ndodh në savanë…