Është goli i Benjamin Pavard, i shënuar në sfidën e 1/8-ave mes Francës dhe Argjentinës, ai i zgjedhuri si më i bukuri i Botërorit “Rusi 2018”.
Në sondazhin e hapur në fifa.com votuan tre milionë persona, pjesa më e madhe e të cilëve zgjodhën golin e Pavard si më të bukurin.
Menjëherë pas francezit, në vendin e dytë ishte goli i Kuinteros në sfidën mes Kolumbisë e Japonisë, ndërkohë që podiumin e plotëson Luka Modriç me golin që shënoi në ndeshjen mes Kroacisë dhe Argjentinës./TCH