Pasi fitoi luftën me sëmundjen e rëndë të tumorit, mesfushori Gentjan Muça është gati të rikthehet në formën e tij më të mirë. Përmes një video në rrjetet sociale, ka qenë vetë klubi i Tiranës që ka njoftuar rikthimin e qendërmesfushorit të njohur.
Para një viti Gentjan Muça u diagnostifikua me tumor, por për fat të mirë e ka fituar betejën me sëmundjen dhe tashmë do të jetë i gatshëm të vihet në urdhrat e Ze Marias për ndeshjet e ardhshme në Kampionat dhe Kupë.