Ashtu siç e kishte paralajmëruar me një klip të shkurtër në Instagram, Genta Ismajli ka publikuar pak ditë më parë, projektin e saj më të ri muzikor.
‘Papi’ titullohet kënga e saj më e re, e cila vjen me ritme verore dhe i përshtatet sezonit.
Është hera e parë që Genta sjell një këngë në spanjisht dhe në shqip, prandaj kjo është një tjetër veçanti e projektit të ri.
Tekstin e këngës e ka shkruar Endrit Mumajesi, për muzikën është përkujdesur Alandy e po ashtu edhe në klipin e Ismajlit ka koreografë të njohur.
Kaq joshëse dhe atraktive se kemi parë prej kohesh këngëtaren nga Gjilani, dhe projekti gjendet në Youtube.
Krahas hijeshisë dhe talentit të këngëtares si dhe këngës energjike, ajo që na bie në sy është ambienti ku ka xhiruar këngëtarja.
Nuk është diku jashtë Shqipërisë, në ndonjë lagje të pasurish, por në Tiranë tek Rezidenca “Kodra e Diellit 2”.
Për ata që nuk kanë qenë ndonjëherë aty, me siguri do të shprehin habi se si ka mundësi që ekziston në Shqipëri një rezidencë e tillë banimi, e cila ka arkitekturë të veçantë, vepra arti si dhe edhe detaje artistike shumë atraktive dhe me vlere.
Në këtë mënyrë, ky vend kaq i bukur, i zgjedhur për të jetuar, nga njerëzit ekzigjentë të Tiranës, është përzgjedhur gjithashtu nga Genta Ismajli për realizimin e klipit të saj.