Deputetja Grida Duma i është bashkuar sot sensibilizimit me kauzën e studentëve.
Ajo ka publikuar sot një video-mesazh në Fb, nga sallat e boshatisura të universitetit, ku studentët kanë bojkotuar mësimin.
Duma shprehet se studentët i dhanë një leksion të mirë ‘parisë’ prepotente të vendit. Ajo shton se bojkotimi i mësimit nga studentët ngrohu shpresën e shqiptarëve.
“Në mbi 15 vite leksione nga sallat e universitetit, sot sallat janë bosh dhe studentët nuk marrin, por po japin leksione. Ata i dhanë nje leksion të madh “parisë” prepotente të vendit dhe nën acarin e stinës ngrohën shpresën më të madhe të shqiptarëve për ndryshim’, shprehet Duma.