Këto janë pamjet nga momenti i arrestimit të zyrtarit serb, Marko Gjuric ne Mitrovicë. Drejtori i së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë serbe kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.
Siç shihet nga pamjet, ai është i prangosur dhe me kokën poshtë, gati-gati po tërhiqet zvarrë nga policia për t’u futur në rajonin e Prishtinës.
Qëllimisht automjeti i policisë ku ndodhej Gjuriç është lënë disa metra larg hyrjes së rajonit, për t’i dhënë mundësi mediave që ta filmonin atë teksa ishte me pranga nëpër duar dhe kokën poshtë.
E gjithë ajo që kërkon të tregojë Kosova përmes këtij arrestimi dhe mënyrën se si u servir në media, është thjesht një demonstrim force tek Beogradi.
Pas arrestimit ai u dërgua në rajonin e policisë në Prishtinë.
Në përfundim të procedurave Gjuric është lënë i lirë dhe nën shoqërinë e policisë së Kosovës, është përcjell sërish për në kufi me serbinë.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, u arrestua në Mitrovicën Veriore pasi kishte hyrë në Kosovë ilegalisht.
Nga aty, raportohet se ai do të depërtohet për në Serbi.
Zv. Kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se, hyrja e shefit të Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka qenë “ilegale dhe në shkelje të rendit kushtetues të Kosovës”.
Në një postim në Twitter, Hoxhaj tha se, Kosova do të marrë të gjitha masat për ta ruajtur situatën e qetë brenda territorit.
“Hyrja e Marko Gjuriçit në Kosovë në mënyrë ilegale është në shkelje të ligjit, rendit kushtetues dhe marrëveshjes së Brukselit. Këto akte janë shumë të rrezikshme dhe synojnë destabilizimin e Kosovës. Kosova do t’i marrë të gjitha masat e nevojshme për ta mbajtur situatën e qetë brenda territorit”,- tha Hoxhaj.
Gjuriç është arrestuar në Mitrovicë të Veriut, ndërsa po mbante një tubim me serbët lokalë.