Kroacia ka vendosur të përjashtojë nga stafi asistentin e Zlatko Daliç, Ognjen Vukojeviç.
Ngjarja u perceptua si provokim nga rusët për shkak të marrëdhënieve që kanë dy shtetet.
FIFA, e cila hapi një hetim, e kaloi thjesht me paralajmërim këtë ngjarje, por federata kroate e futbollit ka publikuar një njoftim ku thekson se i ka tërhequr akreditimin Vukojeviç duke e larguar nga stafi dhe njëkohësisht i kërkon falje popullit rus.