Anglia arriti të merrte një kualifikim historik për në gjysmëfinalen e Kupës së Botës përballë Suedisë, megjithëse kombëtarja angleze në fillim të botërorit shihej si një skuadër pa pretendime për shkak të moshës së re të lojtarëve.
Kjo fitore, ka ngjallur besimin te tifozët se Kupa e Botës do të rikthehet pas shumë vitesh në Angli, duke qenë se ka mbetu edhe pak nga kjo rrugë e gjatë.
Kualifikimi ndaj Suedisë, ka sjellë një festë dhe entuziazëm të madh te tifozeria ishullore.
Gjatë festës së fitores, ata kanë sulmuar një pikë të dyqaneve “IKEA” në Londër, duke kthyer përmbys gjithçka dhe duke “luftuar” me jastëkë.
Ky dyqan, është i krijuar fillimisht në Suedi dhe pikërisht ky dyqan ishte pjesë e bastit të Ibrahimoviç me David Bekamin, bast i cili u humb nga suedezi. /Vipsport.al/