Sllovakia mposhti pastër ditën e djeshme në miqësore, ekipin e Danimarkës, me rezultatin 3-0. Danezët, që prej problemit me lojtarët kryesorë, për çështjen e të drejtave të imazhit, nuk kishin më të mirët në grumbullim, u përfaqësuan me lojtarë amatorë, të kategorisë së tretë e të katërt, apo edhe nga futbolli i sallës.