Një kryebashkiak polak është duke luftuar për jetën pasi e therën në skenë gjatë një aktiviteti bamirësie.
Kryebashkiaku i Gdanskut, Pawel Adamowicz u shemb përpara audiencës në skenë pasi u sulmua me një mjet të mprehtë një natë më parë.
Personi që kreu sulmin u ngjit qetësisht në skenë me mjetin e mprehtë në dorë.
Pasi thirri disa herë, duke thënë se partia e kryebashkiakut e kishte burgosur padrejtësisht kur ishin në pushtet, ai e goditi disa herë.
Një nga goditjet e mori pranë zemrës, thanë burimet.
I arrestuari është një 27-vjeçar nga qyteti Gdansk.
Kryebashkiaku që po lufton për jetën njihej si një njeri popullor në qytet. Ai ishte një zë progresiv në Gdansk.