Xheni dhe Benardi janë padyshim çifti që zgjatën më shumë lidhjen e tyre pas daljes nga “BB”.
Ndarja e tyre bëri bujë në mediat rozë dhe menjëherë pas kësaj Xheni u nis drejt Italisë.
Nuk dihet nëse ky ishte një udhëtim disa ditor nëse ajo do të shfaqet të hënën në spektaklin e kërcimit “Dance With Me” e të kërcejë çift me Benardin.
Pas ndarjes nga Xheni, Benardi ka gjetur mënyra të argëtohet.
Ai ka postuar disa video rresht ne Instastory duke u argëtuar me ish-konkurrenten e “BB”, Xhensila Pere, njëkohësisht konkurrente edhe ajo në të njëjtin spektakël kërcimi.
Nuk dihet ende nëse Benardi ka vendosur të bëjë përpara e të hedhë një hap të ri lidhjeje me Xhensilën.