Kryeministri Edi Rama do të jetë i ftuari i parë për vitin 2019 në “Xing me Ermalin”.
Ka qenë vetë moderatori Ermal Mamaqi që e ka bërë të ditur këtë me një video në rrjetet sociale.
Në video Ermali shihet t’i kërkojë kryeministrit të flasin, bazuar në ngjarjen e fundit të 2018-ës, ku Rama u kërkonte studentëve dialog.
Moderatori madje i shkon kryeministrit në shtëpinë e tij në Surrel dhe për herë të parë Ramën e shohim në shtratin e tij, në dush, duke ngrënë, duke pikturuar derisa më në fund pranon kërkesën e Ermalit për të folur.
Pas publikimit të videos reagoi edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
“Pyetja e studentit ishte: me ç’para e bëre shtëpinë, jo kur lahesh apo zgjohesh në të?!” shkruan Manjani.