U luajt në “Nizhny Novgorod Stadium” ndeshja e dytë e Grupit F mes Suedisë dhe Koresë së Jugut.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, edhe pse rastet më të pastra i kishin suedezët.
Në pjesën e dytë, në minutën e 62-të ka një kontakt në zonë dhe me ndihmën e VAR ka penallti për Suedinë. Granqvist godet saktë dhe kalon suedezët në avantazh.
Koreanët më pas mundohen të barazojnë, por nuk ja dalin.
Suedia fiton 1-0 dhe i bashkohet Meksikës me 3 pikë, ndërsa Gjermania e Koreja e Jugut mbeten të fundit pa asnjë pikë në Grupin F.