Kujdes të dashur shqiptarë… Maj erdhi por bashkë me të edhe zvarranikët kanë nisur të zgjohen nga letargjia.
Disa djem që po loznin me top në oborrin e një shtëpie në një fshat të Korçës kanë mbetur ‘pa frymë’ kur nga një mur i gurtë shtëpie kanë parë t’u dalë një super-bishë helmuese.
Një gjarpër i zi gati 2 metra u ka dal të rinjve dhe i ka tromaksur, por zvarraniku nuk e ka pasur shumë të gjatë…
Në ndryshim nga sa ndodh në vende si Australia, Afrika e Jugut, apo SHBA-të, ku qytetarët që hasin në kafshë të egra, ose ca më keq në zvarranikë helmues, thërrasin menjëherë autoritet e specializuara për t’ua hequr pa i dëmtuar nga banesat, në Shqipëri është parimi “bëje mirë, bëje vetë”.
Pra të rinjtë nga Korça që janë hasur me gjarpërin e madh, pasi kanë mbledhur veten nga frika, kanë nisur “operacionin e asgjesimit” të kafshës që mesa duket kishte zgjedhur momentin dhe vendin e “paduhur” për t’u zgjuar nga letargjia.
Të rinjtë jo vetëm e kanë masakruar zvarranikun me gurë e sende të tjera, por edhe e kanë filmuar me cellular, duke bërë që pamjet e videos të bëjnë xhirron nëpër rrjetet sociale./Mapo.al/