Video të tilla jemi mësuar t’i shohim shpesh në mediat amerikane dhe angleze. Por ja ku vjen edhe një e tillë nga Shqipëria.
Rreshteri Ervin Todo, me mision në Afganistan, pas 6 muajsh mungese dhe në përfundim të misionit, sot iu bashkua tryezës së festave.
Todo nga Batalioni i tretë i Këmbësorisë në Poshnje, surprizoi dy djemtë e tij, bashkëshorten dhe familjen e tij të madhe.
Ndërkohë Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka përcjellë në fb urimin për Krishtlindje. “Krishtlindje të bardha për të gjitha familjet shqiptare!”.