Duket se gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj do të jetë “viktima” e radhës e sistës së Vettingut.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi shqyrtoi deklaratat e pasurisë së saj, ka deklaruar se nuk justifikohet origjina e të ardhurave për një shtëpi 101 metra katrorë në Tiranë.
Për KPK, deklarimet e të ardhurave për vitin 2003 dhe 2004 janë të pasakta dhe mungojnë 4 milionë lekë.
Pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit po zhvillohet seanca dëgjimore me gjyqtaren Xhoxhaj. Trupa gjykuese përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja dhe Genta Tafa. E pranishme në seancë është e pranishme vetë gjyqtarja e shoqëruar edhe nga avokatja mbrojtëse.
Relatorja e çështjes Brunilda Bekteshi është shprehur se nga hetimi administrativ që KPK ka zhvilluar rezulton se gjyqtarja Altina Xhoxhaj ka mospërputhje të deklarimeve.
“Ka mungese të ardhurave të ligjshme në vlerën 4 milionë lekë. Përsa i përket pasurisë në Gjirin e Lalëzit, subjekti ka përfituar më shumë truall sa i takon”, është shprehur Bekteshi.
Në lidhje me kriterin profesional, relatorja thotë se ka pasur raste të vonesave të çështjeve dhe arsyetime me vonesë.
Deri tani procesin e vettingut e ka kaluar vetëm gjyqtarja Vitore Tusha. Ndërsa gjyqtarët Fatos Lulo, Besim Trezhnjeva, dhe prokurorja e Prokurorisë së Shkodrës, Besa Nikëhasani nuk kanë mundur të kalojnë procesin e vetingut.
PASURIA
Të dhënat e analizuara tregojnë se gjyqtarja Xhoxhaj zotëronte në vitin 2003 një pasuri familjare me vlerë 15.4 milionë lekë. Ndërsa në vitin 2017, pasuria e saj ka kapur shifrën e 39.2 milionë lekëve ose 2.5 herë më e lartë.
Të ardhurat familjare të deklaruara nga znj. Xhoxhaj përgjatë viteve në detyrë vijnë nga disa burime. Pjesa kryesore e të ardhurave përbëhet nga paga si gjyqtare në 46.4 për qind dhe paga e familjarëve në 36.9 për qind. Vendin e tretë në portofolin e të ardhurave e zënë dhuratat në cash në 7.1 për qind, të ndjekura nga të ardhurat nga qiratë në 4.6 për qind dhe nga mësimdhënia në 2.5 për qind.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit dhe “flamujt e kuq’ që janë identifikuar gjatë kontrollit. Nga 14 deklarata që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik për zonjën Xhoxhaj, 2 rezultojnë me probleme me shumë të pajustifikuar në vlerën e rreth 1.7 milionë lekëve.
Një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar në këtë analizë është shuma e kursimeve familjare në cash, që referuar deklarimeve vit pas viti kap vlerën akumulative të 13.5 milionë lekëve në fund të vitit 2017.
A tu bofsha o veting. U pastrua qyteti dhe nga nje bajge. Kjo plera e kushtetueses kur ishte gjykatse e gjykates Tirane nuk bote gjyq pa leke. I ka rrjepe ish pronaret. Deri edhe nenave me femije te vegjel qe kerkonin pension ushqimor nga burrat e ndare iu merrte leke. Nese ka gjykatse te korruptuar kjo eshte nishi. Babai i saj Seiti ka qene oficer i Enver Hoxhes dhe fiks kete ne 92 Berisha e beri gjykats se ja kerkoi Gazedede. Seitin e ngriten gjykates ne apel kur denoi Maks Haxhine. Ne apel as ky nuk bote gjyq pa leke. Si i ati edhe e bija. Xhaxhai i saj Perparimi, vellai i Seitit ne kohen e monizmit ka qene shef sigurimi te shtetit ne Shkoder ku marre ne qafe qindra shkodrane. Burrin kesaj e mori Nishani president, si kshilltar. Tani kjo Altina ka siguru edhe grinkarten amerikane dhe tallet si te doje. Po grumbullonte leke pa hesap per te jetu ne Amerike. Sot bertet kunder vetingut. Vetem burgu i lan hesapet me keta hajdute.
O “je i madh o veting”, bajge mbete duke nxjerre tere diten nga goje qe ke si hale. Shko bej nje trapiant truri e zorre qe te lirohesh nga bajgat se deri ne goje te kan arrit.