(…por jo se Papa. George Frendo është një i tillë)
Një intervistë, aspak e krishterë, e George Frendos, sekretar i përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore të Kishës Katolike, u shfaq të shtunën në “Gazeta Shqiptare”. Asaj i paska paraprirë, sipas fjalëve të vetë Frendos, një letër e institucionit prej tij të përfaqësuar, drejtuar Kryeministrit dhe Presidentit. Ku kërkohej pikërisht ajo që mëshohej në intervistë: asesi Visar Zhiti, ambasador i Shqipërisë në Vatikan. Arsyet rreshtohen dy: ai na qenkërka mysliman (!) dhe nuk është marrë mendimi i Kishës!
T’ia fillojmë kundërshtimit të këtij qëndrimi inkuizicional ndaj një qytetari të Republikës së Shqipërisë, duke ia nisur nga miti më i madh: ai i harmonisë fetare. Me këtë deklaratë, përfaqësuesit e katolicizmit në Shqipëri dëshmojnë se prifti që merrte pjesë në Marshin e Parisit bashkë me prelatët e feve të tjera, si celebrim i harmonisë fetare ndër shqiptarë, paska qenë një kukull. Një dordolec i dalë nga kopshtijet e paragjykimeve të mëdha. Por edhe një kundërshtim i besimit me të cilin u largua Papa Françesku nga Tirana kur tha: Shqipëria nuk është vend mysliman, por europian.
Për t’u hedhur nga miti te fakti, duhet thënë me të madhe se Shqipëria është shtet laik dhe e ka këtë cilësi të ligjëruar në Kushtetutë. Si rrjedhojë, çdo ndërhyrje e kishës në punët e shtetit është e pakëshillueshme, e dëmshme, dhe e pavend; siç është edhe çdo ndërhyrje e shtetit në punët e kishës, po aq e tillë.
Të sqarojmë edhe një gjë: shteti zgjedh përfaqësuesit e vet në Vatikan, ashtu siç dërgon Selia e Shenjtë përfaqësuesin e saj në Tiranë, pranë qeverisë shqiptare. I një tjetër rendi është raporti i kishës katolike në Shqipëri (jo shqiptare sepse kisha katolike është romane): Vatikani dërgon përfaqësuesin e vet në hierarkinë e kishës së këtushme dhe me anë të këtyre lidhjeve vertikale rregullon marrëdhëniet qendër-periferi. Shteti shqiptar është në raport qendër-qendër me Vatikanin.
Atëherë, si rri Visar Zhiti, poeti i kaq shumë fatkeqësive, por edhe një fatlumësie të madhe, humanizmit të vet, në këtë ekuacion? Thjesht fare: ai është i përzgjedhur i shtetit dhe jo i një komuniteti fetar i cili, siç e thamë, i rregullon ndryshe punët me Vatikanin. Sa për kredencialet e tij, ato janë të larta: të jetës dhe të veprës.
Zhiti m’anë tjetër shërben edhe si katalizator i një rasti që ndodh rrallë në politikën shqiptare: ai merr besimin e palës tjetër. Pra, siguron një harmoni të munguar politike. Paradoksi është se kjo harmoni si ujët e pakët ka gjasa të turbullohet bash nga një vektor social që përbetohet se i tjerr përditë pashët e harmonisë: feja.
Presidenti Nishani mund ta rrëzojë Visar Zhitin, siç bëri me Ardian Ndrecën. Ka të drejtën ligjore ta bëjë këtë duke futur në punë refuzimin prej qeverisë të institucionit të konsulencës. Visar Zhitin, për të satën herë, mund ta ketë tradhtuar fati duke i marrë djalin e vetëm, dhe ndoshta e prêt, e ftohtë, edhe një thikë shtetërore. Në të gjitha rastet i fituar del mentaliteti i pizevengëve. Një ndër ta ministri i Jashtëm, i cili në respekt të ligjit dhe të kandidaturës së Zhitit, duhet të kishte lypur konsultimin presidencial.
Shqipëria mund të çojë në Selinë e Shenjtë një ish-të burgosur politik, një poet, një ish-ministër dhe ish-deputet, pra një shprehës të së shkuarës së saj të dhimbshme, dhe së ardhmes, shpresojmë, humaniste. Po deshët edhe një të krishterë të mirë: ndoshta jo në emër, por në zemër e besë, po!
Sa i takon ‘listës katolike’ të emrave paraqitur nga George Frendo dhe që paskërka marrë bekimin e Kishës për postin e ambasadorit në Vatikan, përveç më të parit (që qëlloi edhe më i fundit) Vili Kamsit, për të tjerët mund të bëhet pyetja: Kush?!
Kush tjeter pervec pushtetit me te larte, pra Presidentit, ka te drejten e kryqezimit?
Alfred me kete artikull e meriton plotesisht qe djali i sulejmanit te te propozoje per ambasador ne Arabine Saudite. Kjo do te sjelle, nder te tjera nje avantaxh jo te vogel per ty: nuk do te merret vesh nese je qeros ose jo, sepse do te te duhet te rrish i mbuluar ne publik.
Si mund te quash me te krishtere se shume katolike (qe ti njeh), nje person qe e quan Kishen Katolike ne Shqiperi fondamentaliste??!! Nje turko-arab qe guxon te kujtoje edhe perqindjet e katolikeve ne Shqiperi???!!!
Ata katoliket qe ti ke ne mendje dhe per te cilet ngre pyetjen “kush?”, kane te drejte te te bejne edhe ty pyetjen “çfare?”: dmth cfare kemi bere Alfred me shume sesa ti? Asgje me shume: ne kohen tone kemi qene sahanlepires te pushteteve, ashtu sikurse ti ne kohen tende, nuk je asgje me shume sesa nje servil dhe sahanlepires i shumefishte i pushteteve te radhes (Naim Cilit, Berishovicit, Edverit etj).
E fundit: vertete sipas teorise evolucionsite darviniane lufta me e ashper per mbijetese behet brenda llojit (lexo: mes sahanlepiresve), por sipas doktrines kreacioniste kristiane, nje sahanlepries nuk mund ta hedhe i pari gurin kunder nje sahanlepiresi tjeter.