Nëse dëshironi të aplikoni për vizë turistike për të vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të bëni kujdes që vizita juaj të jetë vetëm për këtë qëllim.
Përmes një statusi në Facebook, Ambasada e SHBA në Tiranë njofton se vizat turistike janë për një qëndrim të shkurtër në SHBA dhe duhet të siguroheni që të zbatoni rregullat.
“| Vizat turistike janë për një qëndrim të shkurtër në SH.B.A. – jo për të punuar apo për të ndjekur shkollën atje. Sigurohuni që ju po zbatoni rregullat e vizës tuaj kur të udhëtoni në SHBA. Nëse keni pyetje se çfarë është e lejueshme me vizën tuaj, më pyesni mua! Jam gjithmonë e lumtur t’ju ndihmoj 👉 #PyetAnnën 👩💻”,– thuhet në njoftimin e ambasadës se SHBA-ve në Tiranë.