Fabjol Gaxha, viktima e vetme e krimit në ish-Bllok, është një emër i njohur për policinë shqiptare dhe organet e drejtësisë. 28-vjeçari ishte në kërkim nga policia për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, për një ngjarje të datës 27 gusht të këtij viti në rrugën “Tasim Shehu”.
Fabjol Gaxha qëlloi me armë një shpërndarës droge, 30-vjeçarin Andi Spahiu, i cili edhe pse mori 4 plumba, arriti të shpëtoje. Kësisoj, i riu Gaxha ishte shpallur në kërkim për veprën penale të “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.
Por si ka mundësi që 28-vjeçari lëvizt lirshëm në kryeqytet e për më teper ekspozohej duke qëndruar në loket e ish-Bllokut në zemër të kryeqytetit?? Burime për Vizion Plus bëjnë të ditur se ai përdorte shpesh herë kartat e identitetit të miqve dhe familjareve të tij, si një mënyrë për të mos u zbuluar nga policia.
Kështu mund të shpjegohet edhe fakti që fillimisht viktima u identifikua me emrin Rigers Gaxha, vëllai i tij. Kjo ngatërrese ndodhi për shkak se në vendin e krimit në lokal, viktimës iu gjet një kartë identiteti me emrin e vëllait të tij.
Fabjol Gaxha u qëllua për vdekje teksa mendohet se ka tentuar të ndaloje autorin që të mos qëllonte drejt Ervis Martinit, truproja e të cilit ai ishte.