Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj u shfaq të premten në krah të ambasadores gjermane në Shqipëri, Suzan Shutc.
Të dy vizituan ambientet e task-forcës së operacionit “Forca e Ligjit”.
Ambasadorja gjermane u shfaq e kënaqur, teksa tha se lufta ndaj krimit të organizuar është e rëndësishme për integrimin e vendit.
Ajo tha se vendi i saj e mbështet operacionin “Forca e Ligjit”.
Kurse Xhafaj u shpreh: “Dëshiroj të falenderoj ambasadoren për vizitën dhe mesazhet që përcolli për task-forcën e operacionit “Forca e Ligjit”.
Është rasti për të theksuar mbështetjen e veçantë që qeveria federale e Gjermanisë është duke i ofruar Ministrisë së Brendshme në luftën kundër krimit të organizuar.
Mbështetja gjermane nuk ka qenë vetëm në kuadër të këshillave konkrete, por edhe të asistencës konkrete për çështje konkrete.
Ne kemi disa çështje të ndjeshme në hetim me bashkëpunim me autoritetet gjermane.
Unë e vlerësoj ambasadoren për mbështetjen e saj dhe të qeverisë gjermane dhe besoj se marrëdhëniet tona do forcohen më tej.
Shpresoj dhe besoj se do jenë marrëdhënie model për vendet e tjera europiane, të interesuar për një marrëdhënie të tillë.
Dua të them se shqiptarët nuk janë ndër vendet që zënë peshë të rëndësishme në krimin e zhvilluar në territorin gjerman nga të huajt”.
I pyetur për dëshminë e Albert Veliut, Xhafaj e quajti sajesë.
“Dua t’ju them një gjë, që këtu jemi në vendin e task-forcës speciale, kurse atje në vendin e sajesave dixhitale. Për të tjerat, detyra ime është të punoj për prokurori speciale dhe polici speciale. Detyra e tyre është të punojnë për qytetarin dixhital të sajuar. Për mua është e rëndësishme të bëj detyrën”, tha ai.
GRIS BYTHEN DHE LESHOJE KARRIGEN SE KA TE TJERE NE RRADHE ….U BERE LEGEN PACKA SE TE KA PER XHOL USA…???!!!!
Qe eshte sakes nuk do as mend e as kalem se ja bente mu
Une nuk e kuptoj pse ju kushton rendesi ktyre pacavureve se ate qe nxoren e njeh nje vlore e tere se kush eshte.
Une di te them qe cdo qytetar e di si eshte e verteta. Ju ka provuar juve ka provuar edhe PD se kush eshte kshu qe nuk ke pse jep shpjegime per mashtrimet e tyre
Aman pse meresh me qytetarin digital te saliut. Tregojua me pune se sa vlen sic ja u ke treguar gjithmone.