Xhisiela Maloku, vajza që prej ditësh është kthyer në kryefjalën e mediave, të hënën, përgënjeshtroi të gjithë skenarin e paraqitur nga mediat në lidhje me dhunën e ushtruar nga djali i deputetit socialist Rrahman Rrahja.
Ajo mohoi të gjitha akuzat që ka bërë ndaj Rexhep Rrahjas, djalit të deputetit socialiste Rrahman Rrahja.
Ndërkohë që u përplas me gazetaren Klodiana Lala, e cila tha: “Xhisiela sot është peng. Unë i kërkoj Xhisielës si femër, që të guxojë e të tregojë të vërtetën. Sot ajo mund të shpëtojë veten e saj por edhe shumë Xhisiela të tjera”, Xhisiela u shpreh se të vërtetën e saj e dinte vetëm ajo dhe kjo që ka thënë sot është e vërteta.
E vërteta është ajo që kam thënë sot në intervistë. E vërteta jam unë dhe ajo që them unë.
Kjo është e vërteta ime, kjo është dalja e fundit për mediat. Faleminderit.”, – tha Xhisiela dhe u largua nga emisioni.