Të gjithëve, i madh apo i vogël na ka rastisur që të tentojmë të nxjerrim ndonjë lodër nga makinat që gjenden kryesisht në qendra tregtare, por kemi ikur prej aty pasi kemi shpenzuar mjaft qindarka.
E pra, kjo ndodh rëndom pasi vetë makina është programuar e tillë që të bëjë “hile” ndaj personave që e tentojnë.
Makina në fjalë është e programuar në atë mënyrë që të mos japë lodra në momentin kur sasia e parave që ndodhet në të nuk është më e madhe se vlera e secilës lodër që gjendet brenda duke siguruara edhe fitimin për atë që e ka vendosur
Në këtë mënyrë, pavarësisht se mund të tregoheni i saktë me vendosjen e levës në vendin e duhur, ajo do të fillojë të dridhet apo të mos mbyllet sa duhet që ju të mos e merrni lodrën.