Ajo shfaqet rrallë në rrjetet sociale dhe ruan gjithmonë një imazh serioz dhe aspak zhurmëmadh, por herë pas here di te “godasë” me hitet e saj. Edhe pse angazhimet artistike në muzikë apo koncerte të ndryshme nuk kanë munguar, Besa Kokëdhima ka kohë pa nxjerrë një hit të ri.
Këtë herë, këngëtarja e njohur ka vendosur të rikthehet më fuqishëm se kurrë! Më atë të një videoje në Instagram Besa ma lajmëron për hitin e ri që del në treg së shpejti “Amor”.
Duket se ai është realizuar në vende të ndryshme bregdetare, ndërsa vjen në version dy gjuhësh, shqip edhe anglisht. Shumë suksese për Besën.