Zheji tregon takimin e fundit me Hajdaragën: Nuk kishte makinë, e shoqërova…

Nga Artur Zheji

E binda për të ardhur në emisionin tim, si një përfaqësues të së Majtës, mbasi kisha një bojkot të mirëfilltë nga PS-ja, që vazhdonte prej kohësh dhe me urdhër nga “lart”! O Zot! Sa shumë më ngacmojnë zorrët e barkut këto urdhrat nga “lart”, që ndëshkojnë kundërshtarët në çdo pore dhe qelizë të jetës së tyre.



Nejse në këto radhë nuk është vendi për një polemikë, apo për një koment më shumë në lidhje me KM-në dhe marrëzinë e tij delirante dhe paranojake…

Gjatë debatit, Luani, ishte impresionuese mënyra e rafinuar e diskutimeve të tij përgjatë debatit Tv, parapëlqenete mesin e artë të logjikës, mbështetur mbi krahasime objektive.
Hajdaraga ishte një njohje e “vjetër”, për mua, natyrë e butë dhe natyrë e mirëfilltë komunikuese, me të bisedohej.

Kur mbaroi Emisioni 360gradë, Luani më tha se dikush duhet ta përcillte në shtëpi, mbasiqë nuk kishte as veturë dhe as shofer. Duke përllogaritur karrierën e tij, ish ministër i rëndësishëm, deputet dhe një ish peshë e rëndë e Partisë Socialiste, të mos kishte një mundësi shoqërimi mu duk e habitshme dhe e respektueshme.

Rrugës, biseduam një copë herë për Partinë e sotme socialiste.

Profesor Luani, tejet i kujdesshëm, fliste më shumë me sy dhe me shprehjet e fytyrës së tij, pakënaqësinë e thellë, për lënien mënjanë dhe braktisjen e figurave themeluese, që mbeten, për hir të së vërtetës, figurat që sollën një moderim 360grade në politikën shqiptare.
Si njerëz që kishin jetuar aktivisht nën diktaturë, Luani dhe tashmë fare pak nga lloji dhe brumi i tij, kishin një neveri reale ndaj radikalizmit politik, të cilin e kishin parë dhe përjetuar fare mirë në veprim, para viteve ’90.

Duke mos dashur ta vendos në një pozitë të vështirë, vura re që më miratonte në heshtje, kur komentoja këtë “spastrim”, që “grupi rilindas”, i kishte bërë kupolës së Ps-së, porse me pak fjalë, më shumë me nëntekst sesa tekst, më la të kuptoja që, Ps-ja, herët a vonë do të rikthehej në shtratin e saj, konstruktiv dhe të moderuar.

Ndalova makinën pranë shtëpisë së tij, përkundruall Presidencës dhe e pyeta nëse kishte nevojë për ta shoqëruar më tej.
“- Jo ska nevojë Artur, vazhdoj vetë… natën e mirë!” më tha babaxhani Hajdaraga dhe u çapit i vetmuar pas mesnate, drejt banesës së tij.

Nuk e dija që do të ishte hera e fundit që e shikoja. Pas tre-katër ditësh u informuam për isheminë cerebrale dhe rrjedhimet tragjike që erdhën më pas.
Është me të ëvrtetë e ndjeshme humbja e tij, një mendje e moderuar dhe ftohtësisht e arsyeshme më pak, në turrin e KM-së drejt autoritarizmit më të plotë.

Të qoftë i lehtë dheu, zoti Hajdaraga…

*360grade.al


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252