Një zjarr ka shpërthyer në një çerdhe në Tiranë, por për fat pa pasoja.
Ngjarja u regjistrua gjatë natës. Shkak i zjarrit u bë një bombël gazi.
“Më datë 16.08.2018, rreth orës 04:57, në rrugën “Aldi Demi”, në një dhomë e cila shërbente si magazinë për një çerdhe ka patur rënie zjarri.
Zjarri është fikur dhe ka patur vetëm dëme të vogla materiale.
Paraprakisht zjarri dyshohet të ketë rënë si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombël gatimi,” njofton policia.