Auto

​Toyota me gaz lotsjellës për të parandaluar vjedhjen e makinave






               Publikuar në : 22:00 - 13/03/19 |
mapo.al

Gazi lotsjellës do të aktivizohet automatikisht në kabinën e Toyota-s, nëse makina nëpërmjet një sistemi verifikon se motori po ndizet nga persona të paautorizuar.


Toyota kohët e fundit ka certifikuar sistemin, i cili njeh identitetin e personit në vendin e shoferit dhe në bazë të kësaj shkarkon në brendësi të kabinës aromë të këndshme.

Njohja kryhet me ndihmën e telefonit të shoferit, por aroma mund të aktivizohet edhe para se të hyjë shoferi në makinë, por edhe kur del prej saj.

Sidoqoftë, vëmendje më të madhe për këtë ceritifikim ka tërhequr funksioni dytësor i sistemit të përmendur.

Sipas Toyota, ajo mund të përdoret për shumë qëllime të kundërta – për të përzënë nga makina persona të panjohur, dhe të bëjë jashtëzakonisht të pakëndshme ajrin brenda kabinës.

Në mënyrë të veçantë, në rast se në vendin e shoferëve gjendet personi i paautorizuar, në vend të parfumit të këndshëm, sistemi do të lëshojë gaz lotsjellës, në mënyrë për të parandaluar vjedhjen.

Megjithatë, fakti që Toyota ka licensuar këtë pajisje nuk do të thotë domosdo se do të përfshihet një ditë në automjetet e prodhimit. Dhe nëse kjo ndodh, Toyota ndoshta nuk do ta përdorë opsionin e përmendur me gaz lotsjellës, por vetëm aroma të këndshme dhe relaksuese.


Etiketa: , , , , ,

Pas