Lëvizja Socialiste për Integrim, ka reaguar për donacionet që u mblodhën në Bruksel, për rindërtimin në Shqipëri. Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, u shpreh se lekët e donacioneve nuk duhet të shkojnë dëm, si ato të Reformës në Drejtësi.
“Ka shumë rëndësi që lekët e donatorëve për tërmetin të mos shkojnë dëm si ato të Reformës në Drejtësi, që u tretën si kripa në ujë dhe prodhuan vetëm kapjen mafioze të shtetit nga rilindja”, u shpreh Vasili.
Në Konferencën e Donatorëve u mblodhën rreth 1.1 miliardë euro.