Aktualitet

1.3 kokainë në Maqedoni, reagon Policia Shqiptare: Dorëzuam drogën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:56 - 20/02/20 |
mapo.al

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me sasinë prej 1.3 tonë kokainë që u kap në Maqedoninë e Veriut. Policia thotë se ishte në dijeni të kamionit që po transportonte drogën dhe ka bërë dorëzimin e kontrolluar.


Strukturat e Policisë Shqiptare mundësuan kalimin e dërgesës nga Mali i Zi nëpërmjet territorit shqiptar drejt Maqedonisë së Veriut“, – thotë policia.



Njoftimi


Në përgjigje të interesimit të disa mediave, njoftojmë se Policia e Shtetit ka kryer me sukses të plotë detyrimet e saj në kuadër të një operacioni ndërkombëtar kundër trafikimit të drogës.

Në operacionin, që synonte dorëzimin e kontrolluar të një sasie të madhe kokaine, morën pjesë edhe strukturat e Policisë Shqiptare, të cilat mundësuan kalimin e dërgesës nga Mali i Zi nëpërmjet territorit shqiptar drejt Maqedonisë së Veriut, në kushte të plota sigurie dhe konfidencialiteti.

Ky operacion përbën një tjetër angazhim serioz të Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe një dëshmi tjetër të besimit të partnerëve të saj në këtë luftë.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas