Aktualitet

1.3 ton kokainë kaluan mes përmes Shqipërisë drejt Maqedonisë së Veriut, tre të arrestuar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:27 - 19/02/20 |
mapo.al

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sekuestrimi i 1.3 ton kokainë në Maqedoninë e Veriut. Destinacioni i lëndës narkotike mësohet se ishte Sllovenia. Tre persona janë arrestuar deri tani, por identietet e tyre ende nuk dihen. Vlera e kokainës nëse do të dilte në treg, kap vlerën 300 mln euro.


***


Fillimisht kokaina e ardhur nga Amerika Latine, ka kaluar në Mal të Zi, dhe dje u fut në Shqipëri në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit e më pas drejt Qafë Thanës duke përfunduar në Maqedoninë e Veriut, aty ku u kap, para se të mbërrinte në destinacionin final, Slloveni. Mësohet se kokaina ndodhej në një kamion me banane.


Në operacionin policor janë përfshirë DEA Amerikane, Guarda di Finanza dhe policia shqiptare. Lënda narkorike u sekuestrua në një magazinë frutash në Krushopek të Maqedonisë. Në prangat e policisë kanë përfunduar një  magazinier dhe dy shoferë, të cilët ndodheshin tek magazina në momentet kur u zhvillua operacioni.


 

LEXO EDHE: 

Maqedonia e Veriut/ Kapet 1.3 ton kokainë në Krushopek

Maqedonia e Veriut/ 1.3 ton kokainë hyri nga Mali i Zi, kishte destinacion Slloveninë

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas