Aktualitet

1/4 e popullsisë së botës rrezikohet nga mungesa e ujit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:20 - 19/11/21 |
mapo.al

Shtatëmbëdhjetë vende, në të cilat jeton 1/4 e popullsisë së botës, janë në rrezik ekstrem për mungesë të ujit, thuhet në një raport të Institutit të Burimeve Botërore (WRI).






Katari, Izraeli, Libani, Irani dhe Jordania, janë në krye të listës së 164 vendeve më të rrezikuara nga mungesat e mundshme të ujit, për të cilat, sipas raportit të WRI, edhe thatësira më e vogël mund të jetë një kërcënim i madh, pasi ato po shpenzojnë pothuajse të gjitha rezervat e mundshme të ujit.


Në grupin e 17 vendeve që janë të ekspozuar ndaj “rrezikut jashtëzakonisht të lartë të ujit” sipas studimit, shumica janë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut.







Këto vende përfshijnë: Libinë, Kuvajtin, Arabinë Saudite, Eritrean, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejnin, Indinë, Pakistanin, Turkmenistanin, si dhe San Marinon, si i vetmi vend evropian.




Nga ish-republikat jugosllave, Kroacia është më e sigurta, duke u renditur në vendin e 140, pasuar nga Mali i Zi (121), Sllovenia (117) dhe Serbia (109), të cilat klasifikohen si grupi më i madh i 64 vendeve me një rrezik të ulët të mungesës uji.



Bosnja dhe Hercegovina renditet në vendin e 97-të në listën WRI në grupin e vendeve me rrezik të “mesëm të ulët”, ndërsa Maqedonia e Veriut renditet e 52-ta.

“Rreziku nga mungesa e ujit është kriza më e madhe për të cilën askush nuk flet. Pasojat e tij janë qartë në formën e pasigurisë ushqimore, konfliktit, migracionit dhe paqëndrueshmërisë financiare”, thotë Andrew Steer, president i WRI.

Studiuesit parashikojnë që gjendja nga mungesa e ujit do të përkeqësohet ndjeshëm, për shkak të rritjes së popullsisë dhe ndryshimit të klimës.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas