Studiuesit britanikë dhe kinezë kryen studimin mbi 500 mijë njerëz për 10 vjet. Ata thonë se gjetjet janë relevante për të gjitha popullatat dhe japin provat më të mira mbi efektet e drejtpërdrejta të alkoolit. Sipas ekspertëve, njerëzit duhet të kufizojnë konsumin e alkoolit. Tashmë u vërtetua se edhe pirja në masa të vogla e dëmton rëndë shëndetin.
Çfarë zbuloi kërkimi?
Hulumtuesit nga Universiteti i Oksfordit, Universiteti i Pekinit dhe Akademia Kineze e Mjekësisë, dolën në përfundim se: pirja e një deri në dy pije alkoolike çdo ditë rriti rrezikun e infarktit nga 10-15% dhe pirja e katër pijeve çdo ditë rriti rrezikun për të pasur një goditje në tru prej 35%.
Sipas David Spiegelhalter, profesor nga Universiteti i Kembrixhit, këto shifra tregojnë se alkooli nuk ka rëndësi masa, e dëmton shëndetin e konsumatorit. Studimi nuk gjeti asnjë provë se pijet me përqindje të ulët alkooli nuk shkaktojnë dëme shëndetësore, pra nëse ulin rrezikun e vdekjes apo jo. Efekti i alkoolit në rrezikun e sulmit në zemër, studiuesit thanë se efektet nuk ishin të prera qartë dhe më shumë të dhëna duhej të mblidheshin gjatë disa viteve të ardhshme, raporton BBC.