Një i vdekur çdo 16 minuta në spitalet e Madridit, qyteti më i prekur nga koronavirus në Spanjë, ku të shtruarit janë më shumë se 3 mijë.
Të dhënat janë publikuar në faqen on line të El Pais, që shpjegon se bilanci nuk përfshin personat që kanë ndërruar jetë në struktura të tjera sociale – shëndetsore.
Sipas ekspertëve është e pamundur të zbulohet numri real i të prekurve.
Po sipas mediave spanjole në kryeqytet mund të ketë me dhjetëra mijëra të infektuar.