Aktualitet

1 viktimë nga koronavirusi në vendin tonë në 24 orët e fundit







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:41 - 01/10/20 |
mapo.al

Në 24 orët e fundit në vendin tonë është regjistruar vetëm 1 viktimë nga COVID-19.


Fatkeqësisht e ka humbur betejën, një 66 vjeçar nga Kukësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.


Kujtojmë që ditën e djeshme u regjistruan 3 viktima nga virusi i rrezikshëm.



Ndërkohë që nga mbi 1000 testime të kryera ka patur 157 raste pozitive me koronavirus. Fatmirësisht 230 persona janë shëruar.


Në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 203 pacientë nga të cilët 20 janë në terapi intensive dhe 6 të intubuar.


Statistika (1 Tetor 2020)
Testime totale 89053
Raste pozitive 13806
Raste të shëruara 8077
Raste Aktive 5341
Humbje jete 388 (Qarku Tiranë 184, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2631
Durrës 582
Shkodër 391
Elbasan 299
Lezhë 291
Korçë 251
Fier 247
Vlorë 194
Kukës 149
Berat 116
Dibër 111
Gjirokastër 79


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas