Aktualitet

1 vit hetime për pasurinë/ KPA shkarkon prokurorin Adnan Kosova





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:19 - 13/03/20 |
mapo.al

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Adnand Kosova.


Beteja e prokurorit Kosova me Vettingun ka nisur prej më shumë se një viti. Ai u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por ishte Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, që kërkoi rihetim, me arsyetimin se nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë.


Nga hetimet e KP, ka rezultuar se subjekti ka shmangur tatimet për vlerën 1 milion e 500 mijë lekë dhe për të ardhurat 2.5 milionë lekë për shitjen e një apartamenti në Korçë.


Njoftimi i KPA
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relator, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 13/2019, datë 27.02.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, kundër vendimit nr. 90, datë 20.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Adnand Kosova.


Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi:

Ndryshimin e vendimit nr. 90 datë 20.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Adnand Kosova.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 13.03.2020. Vendimi me arsyetim të përmbledhur nr. 5/2020 (JR), datë 13.03.2020


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas