Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim është takuar ditën e sotme me drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame.
Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane shkruan se diskutoi me Lamen për progresin e bërë në vit pas kalimit të ligjit për regjistrimin e pronave, përfshirë këtu edhe tokat agrikulturore.
Ambasadorja thotë se ka theksuar rëndësinë e transparencës në proces si dhe inkurajimin e përpjekjeve për të zgjidhur çështje të vështira.
Sot takova Drejtorin e Agjencisë së Kadastrës Lame për të biseduar mbi përparimin e bërë një vit pas zbatimit të regjistrimit të pronave, përfshirë dhe tokat bujqësore. Unë theksova rëndësinë e transparencës përgjatë procesit dhe shtimin e përpjekjeve për zgjidhjen e këtyre çështjeve. Kjo do mundësojë investime më të mëdha nga SHBA në Shqipëri dhe mirëqënie për më shumë shqiptarë. Ligje & rregulla të qarta, procese transparente & gjykata të pastra do tërheqin investime amerikane më të mëdha në Shqipëri dhe do të hapin mundësi ekonomike më të mëdha për më shumë njerëz, jo vetëm për disa me mundësi të “veçanta”. Kjo është lidhja midis reformës në drejtësi & begatisë.