Aktualitet

1 vit pas tërmetit tragjik – Rama: Na duhet kohë për ndërtimin e shtëpive (VIDEO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:42 - 26/11/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama vjen në një vjetorin e tërmetit tragjik të 26 nëntorit me një dokumentar të shkurtër, ku përshkruan përjetimet, si dhe momentet e para kur iu komunikuan pasojat e tmerrshme.



Rama shprehet se për të ka qenë një periudhë e çmendur dhe ndër më të vështirat në jetë.


Teksa thekson se Shqipëria ndodhet në rrugën e ringritjes, Rama pohon se i duhet kohë për rindërtimin e të gjitha banesave të shkatërruara, duke lënë të kuptohet se njerëzit e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit do të kenë një çati në kokë përtej afatit kohor të përcaktuar ( 2021-2022).



“Çdo krizë është një mundësi, e dija që duhet që këtë fatkeqësi duhet ta shndërroja në një fillim të mbarë, për mijëra familje, për ata për fëmijët e tyre, për të dalë më të fortë. Tashmë njerëzit kanë filluar që të kthehen në banesat e tyre dhe po ashtu janë ndërtuar shkollat dhe mësuesit dhe nxënësit kanë mundësi më të mira që nuk krahasohen me ato që humbën atë natë. 



Lexo edhe :  Përmbytjet, Vasili: Propaganda e Ramës, provokim i ulët për shqiptarët

Kanë nisur dhe pallatet e para dhe do të bëjmë lagje të reja. Njerëzit ankohen, por unë nuk kënaqem kurrë nga puna ime. Me këtë punë kam mësuar se duhet durim, punët e mira duan shumë durim, bota i ka ngritur shumë më përpara këto që ne po i bëjmë tani, ne na duhet kohë dhe punë. Nuk na mungon përkushtimi”, – shprehet ndër të tjera Rama.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas