Shëndeti

10% e fëmijëve 8-9 vjeç janë mbipeshë







               Publikuar në : 20:30 - 11/06/19 |
mapo.al

10% e fëmijëve 8-9 vjeç në Shqipëri janë mbipeshë. Të dhënat e treguesve shëndetësorë flasin për një obezitet të shtuar në 10-vjeçarin e fundit në vendin tonë.


Manastirliu: Ka një këmbanë alarmi për sa i takon mbipeshës dhe obezitetit tek fëmijët 8-9 vjeç. Sipas të dhënave të ISHP, 22% e tyre janë mbi peshë, prej të cilëve 10% janë obezë.

Nisur nga të dhënat e studimit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi se duhet ndërmarrë menjëherë për një plan kombëtar për mirëushqyerjen e fëmijëve.

Manastirliu: Do të ndërmarrim një plan kombëtar veprimi me tre komponentë. Shëndetin e gruas shtatzënë, nxitjen e ushqyetjes me gji dhe mirëushqyerjen e fëmijëve.

Studimi i fundit demografik dhe shëndetësor (ADHS) tregon se në 10 vjeçarin e fundit ka tregues të përmirësuar të gjendjes nutricionale të fëmijëve 0-5 vjeç./ora/


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas