Ka disa surpriza të këndshme dhe të paimagjinueshme që e bëjnë Google një vend të mrekullueshëm për të punuar.
Kompania ofron një mjedis të personalizuar ku punonjësit nuk mërziten kurrë nga jeta e tyre rutinë e punës. Nga ushqimet e shëndetshme, të freskëta dhe të larmishme te lavanderia, kafshët shtëpiake dhe lojërat, Google e cilëson veten si vendi më ideal që i mban punonjësit të pashqetësuar në një kulturë argëtuese të punës.
1-Ushqim dhe vakte të shëndetshme
Shëndeti i një Googler (kështu quhen punojnësit e kompanisë) është edhe pasuria e saj. Vaktet e ndërmjetme dhe dreka janë në dispozicion pa kosto. Ushqimi në menu ndryshohet çdo ditë duke u kujdesur për mirëushqyerjen e punonjësit. Mencat shërbejnë varietete ushqimore organike dhe të shëndetshme. Mund të përfitoni edhe një larmia e frutave të thata. Ju mund të konsumoni vaktet çdo ditë në Google dhe nuk ka asnjë mënyrë për t’u mërzitur nga kjo.
Një mjek është në shërbimin tuaj në një gatishmëri 24 orë në 7 ditë.
2-Përfitimet për të porsalindurin tuaj
Punonjësit që bëhen prindër marrin përfitime prej 500 $ për ushqimin e femijjës së tyre. Kështu që nënat nuk duhet të shqetësohen pasi Google tregon edhe përgjegjshmërinë e saj.
Nënat e sapo kthyera kanë edhe dhoma private për ushqyerjen me gji.
3-Argëtohuni me lojëra ose me kafshë shtëpiake
Google ju pret me një mori argëtimesh në punë. Ka një pishinë, një mur ngjitje shkëmbinjsh, zonë volejbolli plazhi, pingpong, video lojëra dhe lista vazhdon.
Nëse kafsha juaj është krejt vetëm në shtëpi, silleni në zyrë dhe lëreni në parkun e kafshëve shtëpiake.
4-Shërbimi i lavanderisë dhe larja e makinës
Google ofron gjithashtu shërbime lavanderi. Pastrimi kimik dhe hekurosja është në dëshirën e punonjësit.
Shërbimi falas për larjen e makinave është një avantazh i shtuar, dhe ndryshimi falas i vajit gjithashtu.
5-Privatësia dhe relaksimi
Kabina private janë në dispozicion falas për të kaluar pak kohë cilësore me një të dashur. Ka dhoma lutjeje për të gjitha fetë gjithashtu. Ekziston edhe një strukturë e karrigeve speciale të masazhit për të relaksuar muskujt tuaj. Nëse ndiheni të lodhur, ka kapsula shëndetësore të dizajnuara posaçërisht që mund të vizizoni, të relaksoheni dhe të dëgjoni muzikë me shpirt.
Nëse nuk jeni të kënaqur me karrigen e masazhit, ka edhe një masazhiste profesioniste dhe një banjë sauna në kampusin e zyrës gjithashtu!
6-Gjimnastikë dhe jo vetëm
Ka një palestër me çdo kat të mundshëm për një Googler. Kampet dhe maratonat e rregullta verore janë gjithashtu një pjesë e listës së kompanisë për përvojë të shkëlqyer të punonjësve.
7-Vende parkimi pa shqetësime
Ka zona të veçanta parkimi me karikues falas për makinat elektrike. Shërbimi i parkimit nëntokësor është gjithashtu pa kosto. Thjesht sillni me makinën tuaj çelësat dh ato do të vijnë në tryezën tuaj. Punonjësit që zgjedhin shërbimin e urban të Google, mund të shijojnë pajisjen falas Ëi-Fi brenda autobusit.
8-Vendi juaj i personalizuar i punës
Ju mund ta dekoroni tryezën e punës ashtu siç dëshironi. Kolltukët, jastikët relaksues dhe karriget e rehatshme janë në dispozicion në rastin më të mirë. Thjesht ulu kudo. Ju mund të praktikoni aftësitë tuaja muzikore në studion e muzikës me kitarat elektrike, setet e daulles dhe amplifikatorët.
Çdo punonjës i Google gjithashtu merr një telefon Android falas!
9-Mësoni dhe rrisni aftësitë
Ulur në karrigen tuaj të relaksimit, ju mund të mësoni gjuhë të huaja lehtësisht falas. Biblioteka e lëvizshme në zyrë ju ofron me librat dhe revistat më të fundit pasi do të shijoni përvojën e leximit.
10-Takime zyre
Ambientet e zyrave kanë gjithashtu një karrige lëkure me rripa sigurimi në të. Kështu që një takim mund të mbahet në komoditetin më të mirë. Takimi i së premtes mbahet ku çdo pyetje mund t’i drejtohet menaxherit më të të lartë ndërsa pini birrë dhe verë falas.
Përfitime pas ndarjes nga jeta
Google kujdeset për punonjësit e saj edhe pas vdekjes. Tashëgimtarët mund të përfitojnë duke marrë gjysmën e pagës së punonjësit çdo muaj për dhjetë vitet e ardhshme. Edhe aksionet e Google të punonjësve transferohen te trashëgimtarët.
Nëse pyesni veten pse Google i bën të gjitha këto gjëra… mirë, nuk është vendi këtu por kompania mendon se kjo është më drejta për t`u bërë.