Aktualitet

10 fitore radhazi për Interin, titulli edhe më afër – “Ringjallet” Juventusi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:50 - 07/04/21 |
mapo.al

Interi vazhdon të marshojë drejt titullit kampionat, ndërsa Juventusi rikthehet te fitorja në momentin e duhur





Zikaltrit e Contes mposhtën 2-1 në “San Siro” Sassuolon, duke siguruar fitoren e nëntë radhazi në kampionat.


Romelu Lukaku zhbllokoi me kokë ndeshjen në dhjetë. Goli i 21-të sezonal në Serie A për bomberin belg, i cili dhuroi asistin e golit të dytë në mesin e pjesës së dytë, që u shndërrua në gol nga Lautaro Martinez.





Skuadra mike shkurtoi diferencën pesë minuta nga fundi falë rrjetës së afrikanit Hamed Traore. I njëjti rezultat u regjistrua edhe në Torino, në duelin mes Juventusit dhe Napolit të Hysajt e Rrahmanit (të dy e nisën ndeshjen si titullarë).

Renditja e Serie A


Federico Chiesa veproi bukur në minutën e 13-të, shmangu Hysajn dhe dhuroi një asist në zonë për CR7. Ylli portugez goditi menjëherë drejt portës kundërshtare duke kaluar bardhezinjtë e Pirlos në avantazh.

Lexo edhe :  Fitorja e dytë radhazi në Seria A- Juventusi kalon krizën, mund Genoan (VIDEO)

Dyfishimi erdhi falë Paulo Dybala në minutën e 73-të. Goditje e bukur e lojtarit argjentinas dhe topi në rrjetë. Miqtë reaguan dhe shkurtuan rezultatin në minutën e fundit.

Kapiteni Lorenzo Insigne nuk gaboi nga pika e bardhë, dhe e gjithë ndeshja përfundoi 2-1 për kampionët në fuqi, të cilët u rikthyen te fitorja në kampionat pas dy ndeshjeve.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas