Aktualitet

10 librat më të mirë të vitit sipas Helena Kadare














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:36 - 03/01/22 |
mapo.al

1. Mira Meksi: Kutia e Agatha Christie-t (Onufri)






Mid’hat bej Frashëri ka qenë gjithnjë një personazh që më ka grishur me jetën e tij. Ndaj në këtë rrëfim të Mira Meksit, ai rivjen për lexuesin me gjithë të panjohurat e tij, duke u veshur me shumë cilësi të humbura në kohë. Me një gjuhë e stil të mrekullueshëm, ngjarjet në këtë roman të lënë mbresa të jashtëzakonshme.


2. Rodrigo Garcia: Lamtumirë Gabo dhe Mercedes (Engjëllushe Shqarri-Onufri)







Eshtë një libër që lexohet me një fryme e të lë gjatë nën peshën e emocioneve. Rrëfimi i të birit për babanë shkrimtar, sjell një këndvështrim ndryshe, më intim e njerëzor, mbi një figurë të madhe të letërsisë të shekullit XX.




3. Hayden Herrera- Biografia e Frida Kahlos (Përkthimi: Ermira Danaj, Botues: Dukagjini)



Frida Kahlo është një figurë interesante e gruas plot talent, që i dha ngjyra një kohe të trazuar. Ky libër kërkon të tregojë Fridën e vërtetë, mes vuajtjes dhe pasionit të përhershëm për të dashuruar.

4 – Lea Ypi – Të lirë (Dudaj)

I shkruar me nje stil krejt origjinal dhe terheqes, Lea Ypi ravijezon historine e nje Shqiperie qe e kemi jetuar te gjithe, por qe nen optiken e saj merr nje ngjyrim krejtesisht te veçante plot ngjyra te reja.

5- Besnik Mustafaj – 366 rrëfenja për të ndjellë gjumin (Toena)

Janë rrëfenja që lexohen menjëherë, duke sjelle te lexuesi gjithë trazimet e kësaj kohe që ka përfshirë njerëzimin. Libri përshkohet nga një ndjeshmëri e thellë dhe ndershmëri intelektuale e prekshme.

6- Milan Kundera- Ngadalësia (Dituria)

Milan Kundera, me një lehtësi tronditëse arrin të të njohë me letërsinë e madhe, nëpërmjet historive që shpesh të duken të zakonshme, por që janë domethënëse në çdo detaj të tyre. Nën përkthimin e shkrifët e të kujdesshëm të Mirela Kumbaros, ky është një libër që të mbërthen e të lë mbresa të forta.

7- Cao Xueqin – Endërr në pallatin e kuq (Dituria)

Romani i Cao Xueqin është një kronikë e Kinës së shekullit XIII, në perëndim të shkëlqimit feudal, që tashmë është vetëm një ëndërr. “Çdo fjalë e këtij libri më ka kushtuar një pikë gjaku”, shkruan autori i këtij libri. Dhe vërtet është një letërsi që të trondit me forcën e saj. Libri ka ardhur në shqip në përkthimin mjeshtëror të shkrimtares Diana Çuli.

8- Vera Bekteshi – Bela Ciao (Onufri)

Janë tregime të shkruara plot stil e humor, për një periudhë kohe të trazuar për të gjithë, siç qe ajo e pandemisë.

9- Bashkim Shehu – Liri Belishova dhe koha e saj (UETPress)

Eshtë një biografi interesante, jo vetëm mbi figurën e një gruaje që ka qenë pjesë e shtetit komunist shqiptar, por edhe e dënuar prej atij shteti vetë.

10 – Jacques Attali, Pierre Henry Salfati – Fati i Perëndimit: Athinë, Jerusalem (Minerva)

Ky libër është një lloj psikanalize e qytetërimit perëndimor për të zbuluar dhe për të supozuar të fshehtat e tij, të cilat i paraqesin në këtë libër. Në to gjendet kushti për mbijetesën e këtij qytetërimi. Vepra ka ardhur me një gjuhë të bukur e të përpunuar nga përkthyesi Adrian Civici./ Politiko

2


Etiketa: ,

Pas