Aktualitet

10 mijë euro garanci, gjykata greke liron skafistët shqiptarë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:40 - 12/10/19 |
ro ot

Lihen të lirë tre skafistët vlonjatë të kapur në gomonen e parë nga policia greke. Aleksandër Brozi, 25 vjeç, Hajri Shehaj, 42 vjeç dhe Renato Dalipaj 42 vjeç, të tre nga Vlora u lanë me masën “detyrim paraqitje” dhe me garanci pasurore prej 10 000 eurosh secili.


Vendimi u mor dje nga gjykata në Volos. Avokati i tyre Dimitri Kontula u shpreh se klientët e tij, nuk e pranuan të kenë lidhje me grupin e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe ngjarjen e 25 shtatorit.


Ata thanë se gomonia e tyre nuk ishte paraprirëse e gomones së dytë ku u kap 35-vjeçari shqiptar që tregoi se ku ishte fshehur droga. Avokati i tyre tha se dy gomonet nuk kishin itinerar të njëjtë dhe nuk kishte ngjashmëri kohore dhe tokësore të veprimtarisë së tyre, pasi njeri u kap në Agistri, tjetri në Psara dhe droga në Piperi.

Lexo edhe :  Greqia konfirmoi 2,581 raste të reja me Covid dhe 72 viktima në 24 orët e fundit


Sipas avokatit, tre të dyshuarit janë paraburgosur në Mitilini ndërsa dosja shqyrtohet në Volos. Vetë të dyshuarit u shprehen se po transportonin 700 litra benzinë nga Agia Marina Koropi në ishullin Psara.


Kjo sasi u gjet nga policia në gomonen e tyre. Ndërkohë 35-vjeçari i arrestuar Gjergji Xhezo, që ndodhet në burg nuk ka pranuar se i njeh apo ka bashkëpunuar me tre bashkëkombësit e tij. Prokurori vendosi për ta masën e sigurimit detyrim paraqitje 3 herë në muaj në Komisariatin e zonës, ndalim dalje nga Greqia dhe 10.000 euro garanci.



Etiketa: , , , ,

Pas