Ministrja e Arsimit, Besa Shahini iu përgjigj akuzave të PD-së për braktisjen e shkollës. Ajo pranoi se këtë vij janë 10 mijë nxënës më pak se vitin e kaluar. Ajo tha se trendi i rënies ka nisur që nga koha e qeverisjes së PD.
“Shifrat e publikuara për numrin e nxënësve janë të pasakta dhe të pjesshme. Nuk është përfshirë parashkollori dhe arsimi profesional.
Në krahasim me vitin e kaluar kemi 10 mijë nxënës më pak dhe jo 100 mijë sa deklaroi PD. Nuk janë rakorduar ende shifrat, ka ende lëvizje nga njëra shkollë në tjetrën. Rënia e numrit të nxënësve nuk është një dukuri e tanishme. Ka 15 vite që ka nisur ky trend”, tha Besa Shahini.
Kujtojmë se PD deklaroi dje se në 6 vitet e fundit, Shqipëria numëron 145 mijë nxënës më pak.
Lexo edhe:
PD: Janë larguar 145 mijë nxënës, mbi 200 shkolla të mbyllura