Aktualitet

10 mln testime në Wuhan, vetëm 300 persona dalin me koronavirus





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:20 - 02/06/20 |
mapo.al

Autoritetet në qytetin kinez të Wuhanit, ku koronavirusi u zbulua për herë të parë, konfirmon se ka përfunduar me sukses procesin e testimit të të gjithë popullatës.


Komisioni shëndetësor në provincën e Hubei informon se nga 14 maji deri më 1 qershor iu nënshtruan testit 9.89 milionë banorë, në një kohë kur raportohet se Vuhani ka rreth 11 milionë banorë.


Sipas gazetës “People’s Daily” nga rezultatet u mësua se vetëm 300 persona ishin pozitivë me koronavirus dhe nuk kishin simptoma, ose ndryshe në 0,003% e të testuarve. I gjithë procesi i testimit besohet të ketë kushtuar 126 milionë dollarë.


Wuhani ishte qyteti që u konsiderua si epiqendra e shpërthimit të virusi, nga i cili u infektuan më shumë se 50 mijë persona. Banorët e këtij qyteti kaluan më shumë se 76 në izolim gjatë pikut të pandemisë.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas