Aktualitet

10 të arrestuarit e Astirit dalin para gjykatës, mes tyre Balliu








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:48 - 16/10/19 |
ro ot

Banorët e Astirit, të arrestuar gjatë protestës në fundjavë dalin sot për tu njohur me masën e sigurisë në Gjykatën e Tiranës. Mes tyre është edhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili ka mbështetur këtë protestë.


Banorët e Astirit, ndryshe “Unaza e Re” po protestojnë prej 1 viti kundër shembjes së banesave të tyre, por arrestimet masive nisën kur hyri në fuqi Kodi i ri Penal që parashikon dënim deri në 6 vite burg për protestuesit që bllokojnë rrugët.


Edhe pse pas hekurave janë 10 burra, protesta e Astirit nuk është shuar. Banorët e tjerë dalin çdo ditë dhe çdo natë në protestë.



Paraditen e sotme ato ndodhen përpara Gjykatës së Tiranës duke kërkuar lirimin e të arrestuarve.


Emrat e 10 të arrestuarve që paraqiten në gjykatë për masë sigurie:


Klevis Balliu
Rruzhdi Maqinaj
Safet Maksuti
Benard Nezha
Kujtim Ylli
Bajram Noka
Agron Thaçi
Artan Muçmata
Dritan Noku
Andi Sharra

*Foto nga Gjykata e Tiranës

/Mapo.al

 

 


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas