Aktualitet

10 të shoqëruar për vrasjen e biznesmenit në Ksamil, pista kryesore e hetimit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:43 - 07/06/21 |
mapo.al

Dhjetë persona janë shoqëruar në polici pas vrasjes së biznesmenit Gramoz Memaj mbrëmjen e kaluar në Ksamil. 48-vjeçarit iu bë antentat pranë banesës së tij.






Nga të dhënat e deri më tanishme bëhet me dije se kanë qenë katër persona që kanë marrë pjesë në atentatin ndaj biznesmenit. Autorët i kanë bërë pritë para shtëpisë, ndërsa vetëm njëri prej tyre ka qëlluar. Memaj ndërroi jetë rrugës për në spital.


Sakaq, policia pas ngjarjes ngriti pika kontrolli dhe bëri krehjen e zonës për të rënë në gjurmët e autorëve. Gjithashtu janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë.







Këto të fundit kanë regjistruar momentin atentatit. Në pamje janë vënë re katër persona në një automjet, por nuk mund të identifikohen. Pista kryesore në të cilën po heton policia është ajo e larjes së hesapeve.




Gramoz Memaj njihej si biznesmen në zonën e Ksamilit. Ai ishte pronar i një lokali ndërsa vite më parë ka qenë edhe emigrant në Angli dhe Greqi. Pista kryesore në të cilën po heton policia është ajo e larjes së hesapeve.



LEXO EDHE:

Zbardhet dinamika e vrasjes në Ksamil, autorët pritën për disa orë në makinë

1


Etiketa: , ,

Pas