Aktualitet

10 të vdekur nga Kosova në aksident, reagon kryeministri i Kroacisë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:47 - 25/07/21 |
mapo.al

Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic ka reaguar pas aksidentit fatal të autobusit me targa kosovare në Brod të Kroacisë, nga ku raportohet për 10 viktima.






Plenkovic shprehu ngushëllime për familjet e viktimave, derisa tha se janë me familjet e të prekurve nga kjo ngjarje dhe autoritetet e Kosovës.


Përmes një shkrimi në Twitter, ai është shprehur se për këtë aksident ka biseduar edhe me ministrin e Brendshëm kroat, atë të Shëndetësisë dhe ministrin e Mrojtjes Civile dhe se pasagjerëve të plagosur do t’u ofrohet kujdesi shëndetësor optimal.







“Me trishtim të madh morëm lajmin për aksidentin e një autobusi në rrugën afër Slavonski Brod, ku humbën jetën 10 persona. Ne jemi me familjet e viktimave dhe autoritetet e Kosovës, të cilëve u shprehim ngushëllimet tona më të thella. Shpresoj që pasagjerët e lënduar të shërohen”, ka shkruar ai në Twitter.






1


Etiketa: , , ,

Pas